Haradinaj: Mirë që u tejkalua tema e kufijve, nuk guxon të mbahet gjallë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Berlin me 29 prill do të udhëtojë me qëndrime të palëkundura sa i përket dialogut me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Ai thotë se është e rëndësishme që Kosova është pjesë e procesit të Berlinit, bashkë me pesë vendet tjera të Ballkanit.

“Me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së gjashtë vendeve të Ballkanit në Procesin e Berlinit. Pasi që kjo nuk lejon që njëra nga ne të ngecë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Berlin do të udhëtojë me qëndrimet e njëjta që i ka potencuar vazhdimisht.

“Takimi është thirrë nga Merkel e Makron. Aty janë delegacionet dhe institucionet e BE-se. Ne nuk e caktojmë se kush merr pjesë. Qëndrime te mia dhe të Kosovës, janë ato, nuk kanë ndryshuyar”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Kreu i Qeverisë ka potencuar se diskutimet për kufijë kanë qenë gabim dhe thotë që është mirë që ajo temë u tejkalua.

“Diskutimet për territor kanë qenë gabim. Është mirë që është tejkalu ajo, dhe nuk guxojm ta mbajmë gjallë si temë”, ka thënë ai.

Sa u përket raporteve me Mogerhinin, Haradinaj thotë se nuk e ka problem atë si emër, por temat që ajo ka lejuar të diskutohen në tavolinë.

Share This Article