Haradinaj nderon Demaçin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbrëmë është kthyer nga Haga pasi ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale, ndërsa sot menjëherë ka vazhduar me punët e tij.

Haradinaj ka bërë vizitë tek varri i Adem Demaçit, me rastin e një vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare.

Sipas kreut të AAK’së, Kosovës sot i duhet qëndresa e Adem Demaçit për të mbrojtur interesin e vendit.

“Në një vjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi. Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë!”, ka shkruar Haradinaj. 

Share This Article