Connect with us

Kosova

Haradinaj: Ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitetin në Kosovë e rajon

Published

on

Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr nga Qeveria e Kosovës, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka folur për gjendjen politike aktuale në Kosovë, ftesën nga Dhomat e Posaçme, dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, proceset politike në vend e idenë që e quan ai të rrezikshme, për ndryshim kufijsh.

Ai për FAZ kryesisht ka folur për shkuarjen e tij në Hagë për çka ka ripërsëritur se me këshilla të avokatit të tij, nuk i është përgjigjur pyetjeve në mënyrë specifike.

“Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike”, duke shtuar se nuk është informuar nëse mund të pritet ndonjë aktakuzë për të.

Haradinaj është përgjigjur edhe kur është pyetur se ekziston një qëndrim që Tribunali i Posaçëm është një instrument me të cilin provohet që politikanët e Kosovës të disiplinohen kur nuk dëgjojnë direktivat e qendrave perëndimore.

“Meqë vet kam qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi deri tek kjo ftesë për mua”, tha ai.

Advertisement

Haradinaj ka shtuar se ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Më poshtë gjeni intervistën e tij të plotë:

FAZ: Zoti Kryeministër, në korrik kur u ftuat si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme për Krime të Luftës në Kosovë, ju refuzuat të jepni deklaratë. Për këtë shkak as këtu s’do të tregoni se çfarë akuzash u janë bërë atje?

Advertisement

Haradinaj: Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike.

FAZ: Sa ka zgjatur marrja në pyetje?

Haradinaj: Rreth një orë.

Advertisement

FAZ: A prisni një aktakuzë?

Haradinaj: Për këtë nuk jam informuar. Jam ftuar dhe kam kryer detyrën time që të shfaqem aty. Çdo gjë tjetër i mbetet vlerësimit të Gjykatës.

FAZ: Në bazë të pyetjeve me të cilat ju kanë konfrontuar, a mund të nxjerrni një konkluzë nëse fjala është për të njëjtat akuza që u janë bërë dy herë nga Gjyqi i OKB-së për krime të luftës për ish-Jugosllavinë dhe ku ju si i akuzuar jeni mbrojtur?

Advertisement

Haradinaj: Ajo që mund të them është: Themelimi i UÇK-së dhe roli im në të, në dy proceset e mbajtura të cilat kanë zgjatur tetë vite dhe lirimi im në të dy këto procese, janë fare mirë të dokumentuara.

FAZ: Ekziston një qëndrim që Tribunali i Posaçëm është një instrument me të cilin provohet që politikanët e Kosovës të disiplinohen kur nuk dëgjojnë direktivat e qendrave perëndimore. A e thoni edhe ju këtë?

Haradinaj: Meqë vet kam qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi deri tek kjo ftesë për mua.

Advertisement

FAZ: Vendosja e taksës duket që ju ka kushtuar me përkrahjen e Washingtonit pasi që Presidenti Trump e përkrah shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Haradinaj: Për konsekuencat e mundshme kam qenë i vetëdijshëm, por kam qenë edhe i sinqertë me partnerët tanë në Washington dhe në Europë, në atë që u kam thënë: ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitetin këtu në Kosovë dhe në krejt rajonin. Po kështu është e vështirë që ta hapim tregun për një shtet fqinj, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencën tonë dhe na kërcënon. Për këtë shkak në Kosovë ekziston edhe uniteti që taksa do të mbetet derisa të vije tek njohja.

FAZ: Në Kosovë flitet që edhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi është ftuar në Hagë, mirëpo ky për dallim nga ju këtë s’e ka bërë publike.

Advertisement

Haradinaj: Kam dëgjuar edhe unë këso spekulimesh gjithandej, mirëpo për këtë nuk mund të them asgjë. Për mua ka qenë e qartë menjëherë që vendin dhe qytetarët e mi duhet t’i informoj dhe duhet të jap dorëheqje. Në fshehtësi apo me marrëveshje të shfaqem para hetuesve për mua ka qenë e papranueshme. Për këtë shkak edhe dhashë dorëheqjen për herë të dytë në jetën time ndërlidhur me akuza të padëshmuara si shef i Qeverisë.

FAZ: Me dallimin që në dorëheqjen e vitit 2005 keni patur aktakuzë, kurse kësaj radhe jeni ftuar vetëm për marrje në pyetje.

Haradinaj: Mirëpo edhe si i dyshuar pa aktakuzë nuk dëshiroj që të udhëtoj në Hagë si Kryeministër. Këtë nuk kam dashur t’ia bëj shtetit dhe popullit tim.

Advertisement

FAZ: D.m.th., dorëheqja juaj nuk ka të bëjë me atë që ky koalicion ishte para shkatërrimit?

Haradinaj: Ky koalicion ka qenë para sfidave të mëdha, mirëpo këto nuk kanë ndikuar në dorëheqjen time. Një ftesë nga një gjyq paraqet një shkallë krejt të re.

FAZ: Si problem i proceseve të mëparshme kundër jush, ishte që dëshmitarë kundër jush kanë humbur jetën në aksidente, janë vrarë apo i kanë tërhequr dëshmitë.

Advertisement

Haradinaj: Këtu më duhet t’ju korrigjoj. Serge Brammertz, Kryeshefit të Tribunalit për Krime të Luftës, në vitin 2011 në Beograd i është shtruar e njëjta pyetje dhe ai është përgjigjur që në rastin tim as edhe një prej dëshmitarëve në listën e akuzës kundër meje apo në programin e dëshmitarëve nuk është vrarë. Në procesin e dytë të Hagës kundër meje, gjyqtarët kanë vërtetuar që kam udhëzuar që dëshmitarët të mos kërcënohen. Natyrisht që mbrojtja e dëshmitarëve është një temë në Kosovë, por është dëshmuar që është gabim që kjo të lidhet me proceset kundër meje. Të gjithë ata që kanë patur të dëshmojnë kundër meje kanë mundur ta bëjnë këtë gjë.

FAZ: Ju pra nuk do të thoshit që kosovarët të cilët do të dëshironin të dëshmojnë kundër ish-Komandantëve të UÇK-së nuk do të kërcënoheshin apo familjet e tyre nuk do të shpalleshin tradhtarë?

Haradinaj: Disa ndoshta edhe janë distancuar nga rrethi, derisa të tjerë janë mbështetur nga rrethi tjetër. Mirëpo ka patur jo pak raste kur njerëzit kanë provuar që të hyjnë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur vetëm e vetëm që të sigurojnë jetë më të mirë në një vend tjetër. Këta i kanë ofruar aktakuzës bashkëpunim me identitet të ri dhe kanë shkuar aq larg sa janë betuar dhe pastaj gjyqtarët me përvojë e kanë vërejtur menjëherë. Kjo në të kaluarën ka ngjarë shumë shpesh.

Advertisement

FAZ: Dëshmitarë potencialë pra nuk janë kërcënuar nga ju apo palë e tretë asnjëherë?

Haradinaj: Nga unë jo dhe nga udhëzimet e mia asnjëherë. Ka patur njëherë një dëshmitarë i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes së tij është marrë vesh që ai ishte në listën e dëshmitarëve potencial kundër meje. Unë e kam shprehur respektin tim kundruall Gjykatave kur kam dhënë dorëheqjet si Kryeministër dhe kur janë ngritur aktakuza kundër meje.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  

Albin Kurti me 37,026 vota,

Glauk Konjufca me 28,972 vota,

Advertisement

Hekuran Murati me 15,143 vota,

Albulena Haxhiu me 14,823 vota,

Donika  Gërvalla me 13,016 vota,

Advertisement

Xhelal Sveçla me 11,922 vota,

Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,

Avni Dehari me 9,709 vota,

Advertisement

Mimoza Kusari me 9,050 vota

Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Advertisement

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Continue Reading

Diaspora

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Published

on

By

Kryetari i komunës së Morbachut në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, Arianit Besiri, me prejardhje nga Mitrovica, është shndërruar së fundmi në një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale dhe media gjermane, falë mënyrës së veçantë të komunikimit dhe afrimit me qytetarët e komunës që ai drejton.

Besiri, i cili u zgjodh kryetar komune si kandidat i SPD-së me 60.2 për qind të votave, po vlerësohet gjerësisht për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, të hapur dhe njerëzore ndaj banorëve. Ai shihet shpesh në terren, në biseda të drejtpërdrejta me qytetarët, pa formalizma të tepruara, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e besimit dhe simpatinë ndaj tij.

Në video dhe intervista të shpërndara në rrjete sociale, banorë të Morbachut kanë folur me fjalë shumë pozitive për kryetarin e tyre. Giovanni Tatoli, nxënës, ka theksuar se Besiri është shumë i afërt me të rinjtë dhe i qasshëm në çdo moment. Po ashtu, edhe Rokkea Alabudalla, nxënëse, ka vlerësuar komunikimin e hapur dhe mënyrën miqësore me të cilën kryetari i komunës i dëgjon qytetarët.

Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe banore të tjera të komunës, si Sonja Kummerer, Manuela Fritsch dhe Marita Fritsch, të cilat e kanë përshkruar Besirin si një kryetar komune shumë të afërt me njerëzit, plot energji, shpeshherë edhe me humor, por mbi të gjitha si një drejtues që po bën një punë të mirë dhe të ndershme për komunitetin lokal.

Advertisement

Kjo qasje e tij ka bërë që Arianit Besiri të përmendet gjithnjë e më shumë si shembull pozitiv i integrimit dhe suksesit, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe më gjerë. Për shumë banorë të Morbachut, ai përfaqëson një model modern të udhëheqjes lokale, të bazuar në dialog, transparencë dhe afërsi me qytetarin./Albinfo.ch.

Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova2 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora3 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania3 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania4 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova4 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports8 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota8 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania9 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports9 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova9 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania9 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota9 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania10 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania10 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK14 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota17 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK14 hours ago

Titujt e gazetave në UK

UK14 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kulture17 hours ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Trending