Haradinaj: Në gusht do të iniciohet zhbërja e Gjykatës Speciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se në muajin gusht, OVL e UÇK-së do të nisë iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haradinaj tha se OVL e UÇK-së do të organizojë peticion ku do t’i mbledhin nënshkrimet për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

 “Ne do të fillojmë me peticion që t’i mbledhim nënshkrimet që çështja e zhbërjes së Gjykatës Sepciale të shkojë në Kuvend”, është shprehur Haradinaj në T7.

E pas peticionit, Haradinaj tha se do t’i thirrin edhe deputetët që të diskutohet për qëllimin e njëjtë.

“Në gusht ne do t’i thërrasim deputetët, unë besoj se deputetët janë mbushur mend, që të iniciojmë në zhbërjen e Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj.

“Ne do të provojmë të marrim iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Sepciale, jo një herë por edhe 100 herë”, shtoi Haradinaj.

Share This Article