ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 4 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 5 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 6 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 6 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj në Kamenicë: Qeveria do t’u qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

albnews by albnews
12 July, 2019
in Kosova
0
Haradinaj në Kamenicë: Qeveria do t’u qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Kamenicë ku ka vizituar fermerët e kësaj ane.

“Arsyeja pse jemi këtu është që të dërgojmë porosi, se jemi të vetëdijshëm që prodhimi është ai që do ta mbajë popullsinë në vend”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pas vizitës që bëri sot në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Fillimisht, kryeministri Haradinaj vizitoi fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu në fshatin Zajqec, i cili është përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, pasi përgëzoi fermerët për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në vazhdimësi, inkurajoi që edhe më tutje të vazhdojnë me këtë intensitet, duke e pasur gjithmonë përkrahjen e tij dhe të Qeverisë që drejton për të siguruar kështu zhvillim të prodhimit vendor dhe vende të reja të punës.

“Fermerët si Blerimi kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Fermerët, ndërkaq, kërkuan mbështetjen edhe për finalizimin e disa projekteve të kësaj ane.

Po në Zajqec të Kamenicës, kryeministri Haradinaj vizitoi edhe Fabrikën e ujit “Zajqeci”, duke u shprehur që ky investim, i një bashkatdhetari që ka punuar në Zvicër, është një investim domethënës, sepse e ka bërë në vendlindjen e tij dhe është veprimtari prodhuese, pra ujë.

“Fabrika e ujit “Zajqeci”, është dëshmia më e mirë e një kompanie vendore, që ka shënuar sukseset e saj me cilësi të lartë. Inkurajues fakti që një bashkatdhetar i yni, Rrahim Imeri, që ka jetuar dhe punuar në Zvicër, ka zgjedhur atdheun e tij që të investojë dhe t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit, me fabrikën e avancuar që i plotëson standardet dhe pritshmërinë e qytetarëve. Gjatë vizitës në këtë fabrikë shpreha zotimin që si Qeveri e vendit do të qëndrojmë krah kompanive vendore që bashkërisht t’i japim dimension tjetër zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj gjatë vizitës në këtë fabrikë.

Po sot, kryeministri Haradinaj bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati zhvilloi një takim edhe me fermerët në plantacionin e arrës, në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës, gjithashtu përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës, ku në një hapësirë prej 50 hektarësh, janë mbjellë fidanë arre, me pretendimin që të vazhdohet me një kapacitet deri në 70 hektarë.

Në të ardhmen, sipas fermerëve, pretendohet që të hapet edhe një fabrikë për përpunimin dhe grumbullimin e arrës.

Kryeministri Haradinaj, tha se është inkurajues fakti që ka përpjekje për të punuar në këto zona dhe, gjithashtu, se me guxim po ndodhin disa investime.

“Mbjellja e 15 mijë fidanëve të arrës është një rast i guximshëm”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar investitorët për këtë hap, por edhe që është interes i të gjithëve që të vazhdohet më tutje me përkrahjen e fermerëve dhe investuesve.

Në këtë fshat, kryeministri Haradinaj bëri edhe hapjen e fushatës së korrje-shirjeve, me ç’rast pasi uroi për fillimin e korrje-shirjeve, tha se ka qenë traditë që kjo ngjarje të konsiderohet si një porosi, që jetën duhet krijuar në vendin tonë.

“Uroj që sa më shumë sipërfaqe të Kosovës të mbillen, jo vetëm me grurë, por edhe gjithë drithërat tjerë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se është kënaqësi që janë këtu dhe uroi që të sjellë fat dhe të shkojë mbarë e të ketë produktivitet toka. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result