Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Ritheksova rëndësinë për tolerancë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit, në kuadër të vizitës në Gjermani, pjesëmarrës në të cilën ishin personalitete të ndryshme nga bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i Qeverisë tha se në këtë ceremoni ka ritheksuar rëndësinë për tolerancë dhe punë të përbashkët për paqe.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, tha Haradinaj.

Ndryshe, i pari i Qeverisë sot do të mbajë edhe disa takime në Gjermani, derisa dje është takuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shkrimi i plotë:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.
Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!

Share This Article