Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka njoftuar se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.

Haradinaj ka vlerësuar lart rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë për zhvillimin dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO.Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces’, tha Haradinaj.

Share This Article