Haradinaj në Shkup, takoi Zaevin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Shkupin. Ai në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.

“Bisedë miqësore me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë!”-shkruan Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.

Haradinaj sot në një postim tjetër njoftoi se në Shkup shoqërohet nga gruaja e tij, Anita. Arsyeja e vizitës së tij në Shkup është një festë e ditëlindjes në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran, Turhan Rusit.

Share This Article