Haradinaj: Nëna Nurije djemtë i rriti për atdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Junik është varrosur Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha, e cila ka vdekur dje në moshën 90 vjeçare.

Në varrimin e nënës së heroit ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëna Nurije djemtë e saj Edmondin dhe Xhavitin i rriti jo për vete por për atdhe.

Postimi i Haradinajt në profilin e tij në Facebook:

Nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, Heroin e Kombit, Edmond Hoxha dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke, nënë e të gjithë luftëtarëve dhe atyre që janë përpjekë për liri.

Share This Article