Haradinaj nga Durrësi: Kosova s’do të kursehet, do t’ju qëndrojmë afër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot gjatë ditës është nisur në Shqipëri, ku ka qëndruar në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 tetorit.

“Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne. Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes”, shkruan Haradinaj.

“Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë. Do të vazhdojmë me qenë bashkë!”, përfundon Haradinaj.

Share This Article