Haradinaj: Njohja nga Sllovakia kontribuon në stabilitetin e rajonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike.

“E falënderova ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Haradinaj.S


Share This Article