Haradinaj: Nuk besoj që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin e kryeministrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë që ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të një qeverie të re.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekuri të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Parlamentit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, Qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdijë institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit.Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga z. Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, në News24 Albania, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale. Prandaj ka thënë se fjalët që Kurti ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeminsrit, i sheh si si qëllimkëqija që vijnë nga qarqe të dyshimta.

Share This Article