Haradinaj: Nuk guxon Evropa t’i fus duart në punët e amerikanëve, nuk poshtërohet Shtëpia e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në T7 ka folur rreth çështjes së publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai tha se është e habitshmi se si u publikua njoftimi për akuzat e Thaçit dhe Veselit pak kohë para samitit në Uashington.

“Është e habitshme se si rastisi që filan kohe dhe filan ore të dalë njoftimi. Është e çuditshme si doli njoftimi pak kohë para samitit të Uashingtonit”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nuk është e logjikshme që evropianët t’ia minojnë amerikanëve samitin.

“Unë nuk besoj se evropianët mund t’ua fusin duart amerikanëve në këso punë”, thotë Haradinaj.

 “Nuk është fare e logjikshme që dikush guxon me ua minuar amerikanëve një samit”, shtoi Haradinaj.

Share This Article