ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 3 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 4 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 4 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 4 hours ago
I riu shqiptar në Gjermani shkruan një letër lamtumire dhe zhduket 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Osmani veprim i mençur i LDK-së, Kurti teorik e Veseli i paqëndrueshëm

albnews by albnews
27 August, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Nuk ia jap tregun shtetit që më mohon dhe rrezikon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së ka folur për konkurrentët e tij për këtë post.

Kur ka folur për kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani, Haraindaj ka thënë se ka respekt për të.

RelatedPosts

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Serbi që u rrëmbye në Kosovë, Osmani: Është në gjedje të rëndë, ky është një provokim i rëndë

“E respektoj Vjosën, LDK-ja ka bërë një veprim shumë të mençur me nomiminin e saj. Por krejt Kosova nuk është LDK, fatmirësisht jetojmë në demokraci”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv.

“Kisha pritur prej cilido kandidat që hynë, që në këto temat e interesit nacional të ruhen, edhe në fushatë. Për shembull çështja e taksës duhet të sqarohet nga secili kandidat. Nëse ja jep tregun Serbisë, çka ofron për ta marrë njohjen”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që një grua të jetë kryeministre, por përtej këtij fakti, Haradinaj ka thënë se duhet të shikohet se çfarë agjende ka ajo si kandidate.

“Unë shoh që do të vijnë tema të rënda, e me këtë nuk po them se një grua apo një burrë, sepse kemi parë që edhe burrat nuk kanë mundur të marrin vendime”, ka thënë ai.

E duke folur për LDK-në, Haradinaj ka thënë se kjo parti është investuese në këtë gjendje që e kemi në Kosovë.

“Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja të flasë se sa keq është gjendja sot në Kosovë. Janë ata që e kanë bërë Hashim Thaçin president e herën e parë Kadri Veselin kryetar Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për Albin Kurtin, Haradinaj ka thënë se për të “s’ka vërejtje në aspektin teorik, por është larg realitetit”.

“Në aspektin teorik, s’kam vërejtje. I thotë gjërat bukur, por jeta është më reale, qeverisja është më reale. Nuk po duken bindës. Është vështirë të realizohen ato që po i thonë. Kam pak kohë në qeverisje dhe kam pa sfidat. Kam pa se si arrihet deri te një rezultat. S’kam pa që këta i shohin mirë këto”, ka thënë ai.

Sa i përket VV-së, Haradinaj thotë se sheh shumë lëkundje në doktrinën e tij.

“Prej luftimit të korrupsionit, e te bashkimi kombëtar që është lënë si pak si anash, e tash kanë dalë me të tjera agjenda”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket Kadri Veselit me të cilin ishin në koalicion së fundmi, Haradinaj ka thënë se ai ka paqëndrueshmëri.

“Veselit ia atribuoj një paqëndrueshmëri. Në momentet kyçe s’ka qëndrueshmëri. Duhet ta mendojë këtë. Jam dëmtuar nganjëherë nga kjo paqëndrueshmëri e tij, PDK-së dhe presidentit”, ka deklaruar Haradinaj më tej që ka komentuar edhe moton e PDK-së për këto zgjedhje për “luftën kundër korrupsionit”.

“Si kemi arritur qe 20 vjet te korrupsioni? Nëse themi po e luftojmë, a bën një analizë çka është korrupsioni, si u bë, nga erdh. Duhet një diagnozë para se të luftohet një sëmundje. Tash PDK e LDK duket sikur kanë ardhur nga qielli. Ka dëshira të gjithë që të shfajësohen. Sikur po fundoset një anije. I ka zënë gabim dorëheqja ime e të gjithë po mundohen t’i ikin përgjegjësisë. Sa ditë keni qeverisur aq jeni përgjegjës për gjendjen ku jemi”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk mund të them se edhe koalicioni jonë me PDK-në ka qenë parimor”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se për Limajn ka respekt.

“Është dashur bisedat të avancojnë më shpejtë, por ata i mbyllën. Jemi të hapur i mirëpresim në çdo kusht. S’kemi vërejtur. Por s’e vazhdojmë tutje në pritje të një koalicioni”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me të gjithë kandidatët do të pranonte të dilte në debat publik.

“Me shumë respekt për besë. Vetëm me një nuk do të dilja, por kur janë të gjithë do të dalë, pa problem”, ka thënë Haradinaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze

3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result