Haradinaj: Pacolli po trajtohet në mënyrë të padinjitetshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur kundër trajtimit që po i bëhet deputetit Behgjet Pacolli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ai po trajtohet në mënyrë të padinjitetshme.

“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, ka shkruar ai.

Share This Article