Haradinaj përkrah mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se mbështet mbylljen dhe pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit lidhur me këtë çështje, ndërsa ka bërë të ditur se ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This Article