Haradinaj: Po e analizojmë situatën me zjarret, do të marrim masa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarreve të ditëve të fundit në vend.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin i cili kaploi sot një qendër tregtare në komunën e Gjakovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar pronarin e qendrës tregtare, ku edhe i ka premtuar mbështetje në këtë periudhë.

“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Viva Fresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri ka falënderuar kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës.

“Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka përfunduar Haradinaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply