ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 6 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 6 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 7 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 7 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Po punojmë që vizat të hiqen këtë vit

albnews by albnews
10 June, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Taksa nuk hiqet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Berlin, ku është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ka folur për detajet dhe rëndësinë e këtij takimi.

“Mendoj se është me rëndësi ta konfirmojmë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë kanë arritur një nivel më të lartë të tyre. Është një marrëdhënie dhe situatë e re”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

“I kemi trajtuar të gjitha temat dhe zakonisht bëjmë kujdes se si i elaborojmë ato. Ka lajme të mira për Kosovën. Një nivel i tillë i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani së pari e përshpejton liberalizimin e vizave dhe ndikon drejtpërdrejtë në këtë temë, por pastaj edhe në aspektin rajonal, bilateral me Gjermanisë si dhe në rrugën e integrimeve evropiane ndikon pozitivisht”, tha ai.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pret lajme të mira së shpejti për këtë temë.

“Është mënyrë e të shprehurit sepse e di që si Kosovë e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Duhet të jemi serioz dhe të vazhdojmë të mbetemi në temë. Kam kufizimet e mia sa mund të flasë dhe mund të hyjë në detaje në këtë etapë, por mund t’iu siguroj se e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Nuk do të shkojë fare larg deri te marrja e njoftimeve të caktuara”, tha ai dhe shtoi se “jemi në proces dhe po punojmë. Jemi palë serioze, nuk do të na trajtonte Gjermania në atë nivel të marrëdhënieve sikur të mos ishim palë serioze”.

“Mënyra e pritjes është një ndihmë e jashtëzakonshme në çdo dimension të marrëdhënieve tona, qoftë në rajon apo edhe në Evrope. Një trajtim i tillë prej kancelares Angela Merkel ndikon edhe te vendet e rajonit”.

Por, kur do të mund të lëvizin kosovarët pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, Haradinaj nuk ka theksuar se “nuk flasim për vitin tjetër, punojmë për këtë vit”.

“Nuk është optimiste, është bukur reale tash. Do të kemi lajme të mira së shpejti. Janë disa vështirësi. Ne po bëjmë përpjekje të mos krahasohemi me asnjë temë, por të jemi temë në vete”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result