Haradinaj qeverisë Rama: Hiqeni taksën në Rrugën e Kombit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar autoriteteve shqiptare ta heqin taksën në Rrugën e Kombit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në kthim nga Shqipëria ka parë se sa shumë kolonë është duke shkaktuar kjo gjë në kufi, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo taksë është ndëshkim për popullin e Kosovës

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri.

Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës.

Share This Article