Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 109 vjetorin e lindjes së nobelistës së parë shqiptare, Shën Tereza, ka thënë se ajo me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit.
“Ajo e shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare, duke e universalizuar në përmasa botërore. Sot, në 109 vjetorin e lindjes, me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj”, ka shkruar ajo.