Haradinaj: Shpresoj se nuk do të kemi shpërputhje me Thaçin në Berlin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak ditë para samitit që do të mbahet në Berlin, ka bërë të ditur se shpreson se aty do të shkojnë me qëndrime të njejta ai dhe presidenti Hashim Thaçi.

Këto deklarime, Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se mendon që qëndrimet që deri tani i ka dhënë Qeveria janë të krejt Kosovës jo vetëm të kryearit të Qeverisë.

“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që I ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kyretarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin”, shtoi ai.

Mirëpo, kryeministri po thotë se ende nuk kanë biseduar me presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit.

“Ne do ta kemi kohën që të bisedojmë me presidentin para ngjarjeve me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime tjera ato që i kam thënë i mbajë”, tha ai.

Share This Article