Haradinaj: Shqipëria që ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në Samitin e Parisit pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka thënë se pret që të kuptohet se a do të ketë marrëveshje në fundit a po jo.

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari”, ka thënë ai. “Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë këtë vjeshtë. “Unë kam shpresë se në vjeshtë. Shpresoj që do të jemi bashkë. Edhe gjuha në Raportin e Progresit ishte e qartë, thoshte: urgjent të bëhej”, ka thënë ai.  

Lidhur me zhvillimet në veri, Haradinaj theksuar se autoritetet e Kosovës kanë qenë të përgatitur për çdo situatë. “Kemi qenë të gatshëm për çdo situatë. Policia e Kosovës e kanë respektuar komunitetin atje, qytetarët, duke operuar së pari me njësi të zakonshme. Pas kundërshtimit kanë ardhur njësitë e intervenimit. Aksioni s’ka qenë kundër serbëve të veriut. Qytetarët e veriut kanë raportuar krimin. Kosova nuk ka pas çare pa vepruar”, tha ai dhe ka shtuar se nuk mundet shteti e ligji të dështojnë para kriminelëve.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga Shqipëria që ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”. “E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret, e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha ai./KosovaPress/

Share This Article