Kosova
Haradinaj: Si president do t’i kryej punët pa e pyetur Serbinë
Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, përpara shumë mbështetësve, ku edhe u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë nga kjo parti, ka thënë se këto zgjedhje janë referendum për vendin.
Gjatë fjalës së tij, kreu i AAK-së, tha se lista e kandidatëve për deputetë është listë e atyre që e meritojnë besimin e qytetarëve dhe se është shumë krenar që ka bashkërrugëtuar në këtë fushatë me ta.
Haradinaj nën brohoritjeve të mbështetësve të tij, tha se për dy ditë merret vendimi me votë, dhe do vendoset se cilën rrugë do ta merr Kosova.
“Këto zgjedhje janë referendum dhe janë të paktën për dy tema me rëndësi. E para statusi ynë ndërkombëtar ose fati ynë në integrimet euroatlanike. Ka 20 vjet nga çlirimi që të finalizohet shtetësia jonë. Tash kur edhe pas 20 vitesh nuk jemi afër këtyre synimeve atëherë këtë diele vendoset a do të presim edhe 20 vjet dhe si do të kryejmë punë”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, nëse votohet Aleanca, atëherë votohet edhe ai si president i cili do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë.
“Pse jam kaq i sigurt që do të ecim përpara, se nëse deri më 2025 nuk jemi në OKB e NATO atëherë unë do punoj që ne bashkë me votë të vendosim për union me Shqipërinë. Nëse ky drejtim i yni nuk i pëlqen Vuqiqit atëherë i them unë sot përgjigjen. Hiçu prej Kosovës dhe lejoje që të ec në rrugën e vet drejt organizatave ndërkombëtare, njihje Kosovën dhe të kemi paqe”, theksoi Haradinaj.
Ndër tjera, ai tha se vota e tyre të dielën, do e përcaktojë si do të vazhdojë tutje demokracia jonë.
“Nëse votojmë 135, atëherë votojmë për presidentin i cili do jetë aty ta ndihmojë qeverinë dhe kalojë nga kriza ekonomike dhe gjitha punët që e presin. Por edhe do ta korrigjoja dhe parandaloj për gabimet që mund të jenë të dëmshme për demokracinë tonë. Unë jam përcaktuar t’i dalë përball Serbisë dhe në këtë përballje kam përvojë pasi gjithë jetën ia kam kushtuar Kosovës” veçoi kreu i AAK-së Haradinaj.
Siç tha kandidati për president, AAK-ja i siguron Kosovës një president të aftë të siguroj unitetin dhe ta mbroj vendin në etapa të rëndësishme që i kemi para vetës.
“Së bashku do ta bëjmë Kosovën e fortë atë ditë që do të votojmë. Ju falënderoj që edhe pse në kohë pandemie kam pasur nderin të ju takoj në shumë takime. Më 14 shkurt të bashkuar, shkojmë të fortë”, përfundoi ai.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania14 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania16 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
Albania14 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK14 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova16 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota14 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
