ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 5 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 9 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 9 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 9 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: S’ka qenë lehtë me marrë dialogun nga Mogherini

albnews by albnews
29 September, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: S’ka qenë lehtë me marrë dialogun nga Mogherini
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarë në Istog, deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur që ta ndalë dialogun, që sipas tij, ka qenë në drejtim të gabuar dhe me rreziqe për Kosovën.

Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga tavolina e Mogherinit, Thaçit e Vuçiqit dhe atë dialog ta vendos në tavolinë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Ka qenë me rëndësi iu siguroj me e ndal dialogun e z.Mogherinit, me e ndal atë dialog. Jo me e marr unë, po me e ndal atë dialog, ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparent me rreziqe për Kosovën. Për fat, merrni deklaratat e mia prej nisjes së qeverisë dhe pikërisht atë që kam thënë pikë për pikë ka ndodhur, është ndal dialogu i zonjës Mogherini, iu ka heq asaj ky dialog i asaj tavoline, edhe z. Thaçi dhe z.Vuçiq, pra ia kam hequr dialogun, jo me e marr unë, po ia kam hequr dialogun e kemi qu në tavolinë të kancelares Merkel dhe të presidentit Macron. Kjo nuk ka qenë lehtë me u arrit, ka qenë bukur vështirë, kjo nuk kishte ndodhur pa mirëkuptimin e Amerikës pa përkrahjen e tyre. Pra, nëse dikush ka pasur dilema se a e lejon Kosova ndarjen mendoj që u krye kjo, të gjithë e kanë marrë vesh se në Kosovë nuk mundet me ndodh ndarja”, tha ai.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Një temë tjetër me rëndësi, sipas Haradinajt, që e kanë përfunduar, ka qenë krijimi i Ushtrisë së Kosovës.

“Nëse armiku që jemi ndarë para 20 vitesh, veç sa po e rrit ushtrinë, çka me bë na. Edhe ne duhet me u aftësua kundër atij armiku, pra edhe ne duhet me e rrit ushtrinë tonë, ne duhet me pas aspiratë me e rrit ushtrinë deri në kapacitetin sa me mujtë me iu përgjigj atij armiku. Ne ndoshta nuk do t’i përgjigjemi vetëm, se synojmë me u bë anëtarë të NATO-s, po në kuadër të NATO-s ne duhet me e dhënë kontributin tonë me iu përgjigj kujtdo që na rrezikon, nuk guxojmë me mbet të pambrojtur, është e padrejtë”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe atë se gjatë qeverisjes së tij kanë arritur që ta kthejnë Trepçën 100 për qind Kosovë. Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së tij kanë bërë ligj për qeverinë, ligj për administratën, për shërbyesit civilë, ligj për pagat, ligj për kryeqytetin, ku ai tha se kanë forcuar shtetin.

Pretendenti për kryeministër thotë se kundërkandidatët e tjerë nuk e kanë mendjen tek punët e Kosovës.

tha se ata ende pa ardhur në krye të shtetit po thonë e heqim taksën e bëjmë reciprocitet, ku ai tha se ditën kur i kanë vendosur 10 për qind taksë i kanë lutur për reciprocitet. Haradinaj tha se për ta njohur Kosovën, Serbia është dashur me qit kushte.

Ndërkaq, kandidatja për deputete Donika Kadaj-Bujupi, u shpreh se 6 tetori është referendum, ku qytetarët kanë dy zgjedhje, ku njëra sipas saj, është koalicioni AAK-PSD që mbron tokat pa u mërzitur për karrige dhe në anën tjetër janë ata që mbrojnë karriget pa u mërzitur për toka.

“6 tetori është referendum, në njërën anë është koalicioni më në krye Ramush Haradinaj që mbron tokat pa u mërzitur për karrige, e në anën tjetër ata që mbrojnë karriget pa u mërzitur për toka. Paramendoni vetëm pak nëse Kosova nuk ishte drejtuar nga Ramush Haradinaj në këto dy vitet e fundit, nga Ramushi që bllokoi Serbinë me taksë, nga Ramushi që mbrojti edhe një herë kufijtë ashtu sic bëri 20 vite më parë dhe nga Ramushi që bëri ushtrinë. Ramush Haradinaj që nisi fushatën në ShBA, në Amerikën të cilën PDK dhe LDK e përmendin vetëm kur duan t’i fshehin hajnitë ose paaftësitë e tyre, e këta të tjerët e përmendin Amerikën kur thonë shqiptarët se duan Amerikën. Me 6 tetor fitorja jonë do të jetë e thellë, me 6 tetor do t’i tregojmë Thaçit në rend të parë, Vjosës, Kadriut, Albinit, e krejt me radhë se Kosova e ka një zot shtëpie, se nuk mjafton veç me fol, duhet pasur guxim, dije dhe vendosmëri”, tha ajo.

Ajo tha se 6 tetori është data e autostradës së Dukagjinit, derisa tha se numri 119 që mban koalicioni AAK-PSD, është numër që garanton zhvillim, shtesa për fëmijë, e shpresë për të gjithë. Ajo tha se numri 119 është për një Kosovë të bashkuar dhe numër i një fitoreje të madhe për Kosovën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result