Haradinaj sot mbledh Qeverinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria në largim e Kosovës sot do të mblidhet.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Janë pesë pika të rendit të ditës që do të diskutohen në mbledhjen e kabinetit. Aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, janë katër pikat e para. E fundit, sipas traditës është “të ndryshme”.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje më 19 korrik të këtij viti, pas ftesës që kishte marrë për intevistim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në negociata me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizmimin e programit qeverisës. Ndërkohë, rezultatet e zgjedhjeve ende nuk janë certifikuar.

Haradinaj pas dorëheqjes së tij i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të drejtat e tij si kryeministër në dorëheqje, po Kushtetuesja i ishte përgjigjur se çështjet e ngritura nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të kësaj gjykate.

Share This Article