Haradinaj takohet me mërgimtarët, rrëfen jetën e tij si punëtor në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur sot një grup bashkëatdhetarësh në Qeveri, ku ka diskutuar lidhur me vështirësitë dhe jetesën e mërgimtarëve në vendet evropiane.

Haradinaj para mërgimtarëve ka treguar se si ka emigruar në Evropë.

“Kam qenë në moshën 16-vjeçare kur kam dalë prej Kosovës, në atë kohë si i ri kam shku me i pa mundësitë jashtë vendit pastaj kam vazhdu me qenë i zhvendosun ose diasporë për 10 vjet, pra po du me thënë që jetën që e bëni ju e njoh edhe prej asaj perspektive kam qenë punëtor, nuk është jetë e lehtë është sfiduese në të gjitha drejtimet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe taksën e panevojshme që iu vihet mërgimtarëve kur hyjnë në Kosovë.

“Kur vini ktu poashtu ju presim në kufi me dënimin, me kartonin qe nuk u heq ende e pastaj edhe me vështirësitë tjera me lajme tjera” është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se mërgimtarët edhe pse me shumë vështirësi kurrë nuk kanë hequr dorë prej atdheut. 

Share This Article