Haradinaj: Të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndihmojnë Kroacinë e cila sot u godit nga tërmeti.

Ai ka kërkuar që drejt Zagrebit të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.RH”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.RH

Share This Article