Haradinaj tregon pse nuk do të takohet me Ramën: I padituri nuk mund të takohet me paditësin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk do takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me kryeministrin shqiptar, duke thene se nuk mund të takohet me atë që e ka paditur.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd, e as me zotin Edi Rama”, tha ai.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Share This Article