Haradinaj u bën thirrje partive politike ta mbështesin idenë për bashkim me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetje nga të gjitha subjektet politike që ta përkrahin në idenë e referendumit për bashkim kombëtar.

Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka vlerësuar se përveç Vetëvendosjes, për ta zgjidhur problemin e vendit përmes alternativës së tij, i nevojitet mbështetja edhe e partive të tjera.

”Unë iu kam bërë thirrje partive politike ta përkrahin opsionin që, në rast se, bashkësia ndërkombëtare nuk mundet me e hjekë bllokadën, atëherë të na përkrahin referendumin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai tutje në Pressing ka thënë edhe se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen, pasi u pyet nga panelisti Parim Olluri se pse po qëndron kaq i heshtur karshi subjektit politik. 

Share This Article