Haradinaj: Vazhdimi i dialogut i nevojshëm por pa kushte dhe vonesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, thotë se pajtohet me nevojën për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, por thotë se duhet një dialog pa vonesa, e pa kushte.

Thekson se ky dialog duhet të zhvillohet pa kushte dhe shtyrje të mëtutjeshme e gjithashtu, në fund të ketë njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Pajtohem për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ritheksoj, dialogu pa kushte, pa shtyrje”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Kujtojmë se shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, të ndalet fushata e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

Share This Article