Haradinaj: Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me klimën e përshtatshme për të bërit biznes, lehtësirat legjislative dhe Ligjin për Investimet Strategjike, vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Me klimën e përshtatshme për të bërit biznes, lehtësirat legjislative dhe Ligjin për Investimet Strategjike, vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prita sot ndërmarrësit, Avdi Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët biseduam për investimet potenciale në sektorë të ndryshëm në Kosovë. Qeveria e vendit, ka koncentruar tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë për t’u konsoliduar në tregun vendor dhe për konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This Article