ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 6 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 6 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 6 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  6 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: VV-ja e LDK-ja do ta kenë të vështirë ta heqin taksën

albnews by albnews
22 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Kosova nuk ka nevojë për Mini-Schengen me kryeqytet Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të mbajnë në fuqi vendimin për taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe autostradën e Dukagjinit ashtu siç ka vendosur ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë për mohimin e gjenocidit në Kosovë, heqja e taksës nuk duhet të ndodh në asnjë rrethanë.

Ai ka thënë se një vendim për heqjen e taksës do të thotë vetëvrasje politike.

RelatedPosts

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Bahamas njeh Kosovën

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

“Për taksën ka ndryshuar gjendja. VV dhe LDK do ta kenë edhe më zor me heq, pas mohimit të krimeve serbe nga ana e Vuçiqit, nga Gjuriqi, Vulini e Daçiqi. Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja dhe VV-ja me heq taksën dhe me rikthye pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë. Të cilës Serbi? Ajo që të ka vrarë dhe tash e mohon edhe krimin. Po të vret për së dyti. I bëj apel LDK-së dhe VV-së që mos të gabojnë me heq taksën, se bëjnë gabim të madh dhe tragjik dhe politik. Sepse tani do të mbesin duar thatë se nuk kanë çka të japin më në këmbim të njohjes dhe do të na kushton shtrenjtë”, ka thënë ai.

Një vendim tjetër që Haradinaj e konsideron të paprekshëm është edhe ai për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, për të cilën VV-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër dhe të cilat kanë deklaruar se me të hyrë në qeveri do të ridestinojnë buxhetin e paraparë për këtë projekt.

Haradinaj pretendon se kjo autostradë nuk është vetëm e Dukagjinit, por e të gjithë Kosovës dhe se është në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Edhe sa i përket autostradës së Dukagjinit. Unë i kuptoj dëshirat e tyre për të pasur mendime ndryshe. Unë jam për të bërë investime në çdo sektor ekonomikë. Nuk ka sektorë të ekonomisë, që zhvillohet pa infrastrukturë sepse është arteria e vet ekonomisë. Nuk është çudi se krejt bota investon në infrastrukturë edhe pse është e shtrenjtë. Jam edhe unë dakord që mos me u vjedh në autostradën e Dukagjinit dhe mos me u bë keqpërdorime, e dallavere dhe këtu i lus të gjithë që nëse din që ka diçka parregullsi të raportojnë në prokurori, polici e medie. Por me dal kundër autostradës, sepse je ka del kundër popullit tënd, kundër nevojës për zhvillim”, ka thënë ai.

Haradinaj ka porosit dy partitë që po pretendojnë të udhëheqin me qeverinë që mos të pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duhet t’i zgjerojmë edhe rrugët e vjetra ekzistuese, por nëse e merr në përgjithësi rajonin e Dukagjinit ka nevojë për autostradë që është e gjithë Kosovës dhe jo vetëm e Dukagjinit. Është e nevojshme dhe besoj shumë që me marrjen e përgjegjësisë do të ndryshon edhe retorika zgjedhore, sepse nuk kanë pse ta pengojnë zhvillimin e vetvetes”, ka thënë Haradinaj.

E një vendim tjetër me rëndësi të madhe për vendin që u mor në qeverinë Haradinaj është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj edhe më tutje beson se kufiri me Malin e Zi do të jetë në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës.

Për këtë thotë se ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin malazez, por edhe me kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

“Kufiri me Malin e Zi le ta din të gjithë se është në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës dhe nuk është tjetër kund. Ne nuk po ngutemi të acarojmë marrëdhëniet me Malin e Zi sepse është një vend aleatë, por sigurt se kufiri nuk është tjetër kund. Unë kam biseduar për këtë temë edhe me zotri Kurtin, por edhe me presidentin Gjukanoviq, me kryeministrin Dushko Markoviç. Nuk është se ne po korrigjojmë kufi, por ne po e shënojmë kufirin drejt në Qafë të Çakorrit dhe Kullës dhe ende nuk ka vendosje të gurëve në kufi në koordinim të dy shteteve. Aktualisht si është sot vija kufitare nuk është vija përfundimtare. Ajo vi përfundimtare vendoset kur të dyja komisionet dakordohen për gurët ku janë”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar që do të rishikojnë disa nga vendimet e Haradinajt përfshirë taksën, autostradën e Dukagjinit, por edhe vendime të tjera të ndërmarra gjatë mandatit dyvjeçar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result