Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për këtë gjë ka informacione edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

“Zyrtarët e qeverisë Kurti janë takuar me zyrtarë të qeverisë së Serbisë në mënyrë të fshehtë. Le të pyesin në AKI, ata le t’ju tregojnë”, tha Haradinaj në Klan Kosovë.

Haradinaj ka kritikuar veprimet e Kurtit. Ai ka thënë se ka gabuar kur ka pranuar testet serbe që kanë një kosto të vogël, por me të cilat i është bërë një reklamim i shtrenjtë Serbisë në mediat e huaja.

“Kurti ka gabuar kur ka pranuar testet e Serbisë për një kosto kot. Për 27 mijë euro Serbia ka dalë në Neë York Times si shtet human që ndihmon kosovarët”, ka thënë ai.

Share This Article