Harris dhe Trump “përplasen” për abortin në Teksas

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksasi ishte shteti nga i cili kandidatja demokrate, Kamala Harris, kritikoi Donald Trump dhe politikën e tij të emigracionit. Teksasi po ashtu është vendi i parë që zbatoi ligjin për ndalimin pothuajse total të abortit. Teksasi nuk ka mbështetur një president demokrat që nga viti 1976 dhe republikani Trump është pothuajse i sigurt se do të fitojë 40 votat e kolegjit elektoral të shtetit. Por demokratët po vënë bast se do të sigurojë një sfond të fuqishëm për zëvendëspresidenten Harris që të flasë për të drejtat e abortit në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Harris foli për rrezikun që ish-Presidenti Trump dhe republikanët mund të paraqesin për të drejtat e abortit në të gjithë vendin nëse ai zgjidhet, tha një burim i fushatës, dhe t’i bashkohen gratë që kanë vuajtur pasi u miratuan rregulloret kundër abortit në Teksas dhe anëtarët e familjeve të tyre. Turma u elektrizua kur në skenë u shfaqë edhe këngëtarja e njohur Beyonce.

“Teksas, ajo që po ndodh në këtë shtet dhe vendin tonë është një krizë e kujdesit shëndetësor. Dhe Donald Trump është arkitekti i saj. Ai mburret për përmbysjen e Roe kundër Wade dhe që shpesh thotë: Unë e bëra atë dhe unë jam krenar që e kam bërë atë.’ Kjo është ajo që ai thotë. Si guxon ai?”, tha Kamala Harris, Kandidate demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati republikan Donald Trump, zhvilloi fushate në Austin, Teksas për të promovuar politikat e tij në kufirin SHBA-Meksikë.

“Nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, ne do të shkojmë në Venezuelë vitin e ardhshëm, Ted, dhe do të festojmë atje sepse do të jetë shumë më i sigurt se vendi ynë. A është kjo një marrëveshje? Do të ikim të gjithë bashkë. Jo, është shumë keq, duhet t’ju them edhe pse nuk duhet ta them, por ne po fitojmë shumë”, u shpreh Donald Trump, Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka akuzuar administratën e Biden për lënien e kufirit jugor të hapur për emigrantët, ndërsa Harris e ka kundërshtuar këtë duke fajësuar Trump për presionin ndaj republikanëve në Kongres për të hequr një projekt-ligj dypartiak të sigurisë kufitare që do të shtrëngonte kontrollet kufitare. 

Share This Article