Harron kafenenë të hapur, të panjohur hyjnë, pinë birra dhe… i paguajnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket si histori filmash, nga ato filmat me finale të papritur, që meriton duartrokitje, por është ajo që ka ndodhur vërtet në një qytezë në Marke të Italisë.

Anca Nicoleta Scolareanu është një 32-vjeçare rumune prej vitesh në Itali, që me shumë sakrifica ka hapur një kafene të vogël në qytezën e Sant’Angelo in Pontano.

Pas periudhës së vështirë të pandemisë, aktiviteti po rifillonte të fitonte disi, por një mëngjes gjithçka u duk sikur mund të vihej në rrezik. Anca gjeti derën e aktivitetit të saj të hapur.

Menjëherë u kujtua se faji ishte i saj, dhe se për shkak të shpejtësisë kishte harruar qepenin lart, me aktivitetin totalisht të pambrojtur. Anca hyri në kafene  me tmerrin se gjatë natës gjithçka që ishte brenda mund të ishte bastisur, Por surpriza ishte e madhe.

Gjithçka ishte në rregull, mungonin vetëm dy birra, të zëvendësuara nga një cope letre ku ishte shkruar “Morëm dy shishe, ja ku i keni paratë”.

Kamerat e sigurisë kishin fiksuar skenën, ku shiheshin tre të rinj që kishin parë dyert hapur, dhe pasi nuk kishin marrë përgjigje, ishin vetëshërbyer, duke dhënë në fund atë që mendonin se ishte haku i duhur.

Një gjest i ndaluar, në terma juridike, por që ka emocionuar pronaren e kafes. “Një gjest i bukur që të jep shpresë. Mund të iknin pa paguar, nuk e bënë. Ishte si një dhurate, një shenjë respekti për punën që bëj. Dua t’i falënderoj publikisht, po u shfaqen do t’i ofrojë një pije falas”, thotë pronarja me fat.

Share This Article