Harry dhe Meghan janë vendosur që të jenë gjithnjë e më larg familjes mbretërore.
Raportimi më i fundit është çifti ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin nga Windsor në Spencer, në nder të Lady Diana-s. Madje çifti ka shkuar edhe më tej sa kjo nuk ka mbetur në kuadrin e dëshirës, por tashmë kanë nisur veprimet me autoritetet britanike.
Lady Diana ka qenë gjithnjë një model i Meghan, madje shumë e kanë kritikuar se është një kopje e saj, e ndërsa vetë Harry e ka treguar gjithmonë se nëna e tij është pika e tij më e dobët, por edhe e fortë njëkohësisht.
Familja mbretërore miratoi mbiemrin Windsor në vitin 1917, gjatë sundimit të George V (gjyshi i Elizabeth) i cili gjatë Luftës së Parë Botërore e zgjodhi atë në vend të Sakse-Koburgut dhe Gothws, i gjykuar shumë gjerman.
Kjo gjë duket se nuk ka qenë aspak një nga dëshirat më të mëdha të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, por sigurisht edhe mbreti Charles do të mërzitet.