Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov ka dhënë një deklarate lidhur me situatën në Ukrainë, ndërkaq në prapavijë dukej harta e Evropës, e ku Kosova shihet në kufijtë e saj shtetëror.
Konashenkov ka folur për situatën në Ukrainë, ndërkaq në ditën e tretë të sulmeve u raportua se deri tani gati 200 ukrainas janë vrarë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.
Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës dhe të paktën 50 mijë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë.