Harta e Kosovës me kufijtë shtetëror shihet në paraqitjen e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov ka dhënë një deklarate lidhur me situatën në Ukrainë, ndërkaq në prapavijë dukej harta e Evropës, e ku Kosova shihet në kufijtë e saj shtetëror.

Konashenkov ka folur për situatën në Ukrainë, ndërkaq në ditën e tretë të sulmeve u raportua se deri tani gati 200 ukrainas janë vrarë.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.

Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës dhe të paktën 50 mijë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë. 


Share This Article