Popular
Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026
Ndërsa shumica prej nesh përgatiten për numërimin mbrapsht në mesnatë, tranzicioni global nga viti 2025 në vitin 2026 do të jetë në fakt një maratonë që do të zgjasë plot 26 orë, dhe jo 24 sa zgjat një ditë e zakonshme.
Ky fenomen ndodh për shkak të vijës së lakuar të ndërrimit të datës dhe tekave gjeopolitike të zonave kohore.
Të parët, ishulli i Krishtlindjeve
Sipas traditës, mesnata e parë që do të shënojë fillimin e vitit 2026 do të trokasë në atolin Kiritimati, i njohur ndryshe si Ishulli i Krishtlindjeve (i zbuluar nga Kapiteni Cook më 25 dhjetor 1777).
Ky ishull, pjesë e arkipelagut të Kiribatit në Oqeanin Paqësor qendror, ndodhet dy zona kohore në lindje të vijës ndërkombëtare të datës. Kjo bën që ata të jenë 13 orë përpara zonës sonë kohore (Shqipëri). Për ta kuptuar diferencën: edhe Sidnei i Australisë, që shpesh vetëshpallet si “Kryeqyteti Botëror i Vitit të Ri”, duhet të presë edhe 4 orë të tjera pas Kiritimatit për të ndezur fishekzjarrët e famshëm në Opera House.
Zig-zagu i kohës
Arsyeja e kësaj diference qëndron te Vija Ndërkombëtare e Datës. Kjo vijë imagjinare, e cila kalon nga veriu në jug, nuk është e drejtë. Që nga viti 1995, ajo ka pësuar një devijim të theksuar drejt lindjes (zig-zag), duke përfshirë brenda ditës së re arkipelagë si Kiribati, Samoa dhe Tonga, për t’i favorizuar ato në marrëdhëniet tregtare dhe kohore.
Të fundit, ishujt fqinjë me 24 orë diferencë
Paradoksi më i madh ndodh në fund të festimeve. Nga Kiritimati, nëse fluturon rreth 2,500 kilometra në jugperëndim, arrin në Samoan Amerikane. Këta ishuj do të jenë të fundit në planet që do të festojnë natën e Vitit të Ri, plot 26 orë pasi festa të ketë nisur në anën tjetër të oqeanit.
Çudia qëndron te fakti se Samoa e Pavarur dhe Samoa Amerikane, ndonëse janë pjesë e të njëjtit arkipelag gjeografik dhe ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, festojnë me 24 orë diferencë për shkak se vija e datës kalon mes tyre.
Kur viti 2026 të ketë përfshirë edhe ishullin e vogël të Tutuilas dhe Hawaiin, atëherë i gjithë planeti do të ketë hyrë zyrtarisht në vitin e ri.
Rekordi i Rusisë
Në terma kontinentalë, vendi me më shumë “Nata të Vitit të Ri” mbetet Rusia. E shtrirë në 11 zona kohore, nga enklava e Kaliningradit në Balltik e deri në Gadishullin e Chukotkas përballë Alaskës, Rusia feston për orë të tëra.
Edhe këtu, Ngushtica e Beringut ofron një tjetër kuriozitet: Chukotka ruse dhe Alaska amerikane ndahen vetëm nga pak kilometra det, por festojnë me një ditë të plotë diferencë.
Popular
Fëmijët e personazheve të famshëm që nuk pranuan mbiemrin e prindërve të tyre
Të rritesh si fëmijë i një ylli të njohur shpesh vjen me privilegje, por edhe sfida të mëdha, sidomos për ata që duan të krijojnë karrierën e tyre pa qenë gjithmonë në hije të prindërve. Një mbiemër i njohur mund të hapë dyer, por gjithashtu sjell pritshmëri, paragjykime dhe vëmendje të tepruar.
Disa fëmijë kanë zgjedhur të ndryshojnë mbiemrin e tyre për të ndërtuar një identitet profesional të veçantë, qoftë në të njëjtin fushë me prindërit, qoftë në një drejtim krejt tjetër.
Ja disa nga rastet më të njohura:
Suri Cruise – Suri Noelle
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Suri, vajza e Katie Holmes dhe Tom Cruise, së fundmi përfundoi shkollën e mesme në New York. Në programin e diplomimit, emri i saj u shfaq si Suri Noelle dhe jo Suri Cruise. Kjo lëvizje u interpretua si një distancim i parë nga mbiemri i njohur i babait të saj.
Shiloh Jolie-Pitt – Shiloh Jolie
Në ditëlindjen e saj të 18-të, Shiloh Jolie-Pitt, një nga gjashtë fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kërkoi ligjërisht të hiqte “Pitt” nga mbiemri i saj. Edhe disa nga motrat e saj përdorin vetëm “Jolie” në dokumentet publike, si Vivienne Jolie dhe Zahara Marley Jolie. Angelina Jolie vetë kishte hequr mbiemrin e babait të saj, Jon Voight, në vitin 2002.
Malia Obama – Malia Ann
Për të shmangur paragjykimet që vijnë nga fakti që është vajza e një presidenti të mëparshëm, Malia Obama debutoi si regjizuese në Sundance Film Festival duke përdorur vetëm emrin e mesëm, Malia Ann, pa mbiemrin Obama. Kjo i lejon të ndërtojë karrierën e saj duke u vlerësuar për meritat personale dhe jo për mbiemrin që mban.
Micheál Neeson – Micheál Richardson
Micheál, djali i Liam Neeson, ndryshoi mbiemrin e tij në Richardson, në nder të nënës së tij, Natasha Richardson, e cila humbi jetën në një aksident në ski në vitin 2009. Liam Neeson ka thënë se vendimi e emocionoi thellë dhe ishte një mënyrë e bukur për të nderuar kujtimin e nënës së tij.
Nicolas Coppola – Nicolas Cage
Djali i familjes Coppola, Nicolas Cage, vendosi të largohej nga mbiemri i njohur familjar për të ndërtuar identitetin e tij artistik. Ai zgjodhi mbiemrin Cage, frymëzuar nga personazhi Luke Cage i Marvel dhe kompozitori avant-garde John Cage. Kjo e ndihmoi të krijonte karrierën e tij pa krahasime të vazhdueshme me të famshmit të familjes.
Popular
Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë
Data 1 janar është dita e parë e një kapitulli të ri dhe për shumë njerëz, një shans për një fillim të mbarë. Prandaj për ta nisur vitin mbarë shumë besojnë se ka disa bestytni që lidhen me këtë ditë, të cilat supozohet se sjellin fat, shëndet dhe pasuri për të gjithë vitin.
Mos punoni ditën e parë të vitit
Besimi thotë se si ta kaloni ditën e parë të vitit, ashtu do t’ju shkojë e gjithë java, muaji apo viti. Për këtë arsye, është mirë të shmangni punën e rëndë më 1 janar, duke e kaluar ditën në harmoni dhe pushim.
Mos jepni borxh
Në disa zona besohet se nuk duhet të jepni para hua ose borxh ditën e parë të vitit, pasi kjo mund të simbolizojë humbje financiare gjatë gjithë vitit. Po ashtu, mirë është të mos kërkoni borxh nga të tjerët.
Vizitorët e parë në shtëpi
Sipas traditave, personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj më 1 janar është i rëndësishëm. Nëse ky vizitor është një person i dashur dhe pozitiv, besohet se ai sjell fat për të gjithë vitin. Në disa raste, konsiderohet fat i mirë nëse vizitori i parë është një burrë.
Mos pastroni shtëpinë
Një tjetër bestytni e njohur është që më 1 janar të shmangni pastrimin e shtëpisë, përfshirë fshirjen ose hedhjen e plehrave. Besohet se kjo veprimtari “largon fatin” dhe energjitë e mira nga shtëpia.
Hani ushqime që simbolizojnë bollëkun
Rrushi: Simbolizon bollëk dhe shëndet.
Shega: Lidhet me pasurinë dhe fatin e mirë.
Pjata me mish: Një tavolinë e pasur mëngjesi simbolizon begatinë financiare.
Veshja e re
Shumë njerëz zgjedhin të veshin rroba të reja më 1 janar, duke besuar se kjo sjell një ndjenjë rinovimi dhe energji pozitive për vitin e ri.
Mos bëni sherr që ditën e parë
Një bestytni tjetër sugjeron se grindjet apo debatet më 1 janar mund të sjellin konflikte gjatë gjithë vitit. Është mirë ta kaloni ditën me qetësi dhe dashuri pranë të dashurve tuaj.
Monedha në xhep
Dita e parë e vitit nuk duhet të gjejë askënd me xhepat bosh. Besohet se mbajtja e një monedhe ose shume të vogël parash në xhep simbolizon pasuri gjatë vitit.
Ushqim të bollshëm
Një tavolinë e bollshme në këtë ditë simbolizon një vit plot mirëqenie.
Mos qani ditën e parë
Sipas besimeve, lotët e derdhur më 1 janar mund të sjellin trishtim gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, njerëzit përpiqen të shmangin emocionet negative dhe të fokusohen në gëzim.
Popular
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?
Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.
Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?
Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.
Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.
Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.
Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
