Harta e re gjyqësore, Berisha: Kapaku që i vihet “arkivolit” të sistemit të drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, organizoi pasditen e së hënës një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”-tha Berisha.

Më tej kreu i PD tha se asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros.

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemine drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Share This Article