ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e gazetave: ‘Të drejtat e azilit me biletë të artë do të marrin fund’ dhe ‘Ktheni paratë, z. Mone’ 3 minutes ago
Ndihmë dhe foshnjë e porsalindur për familjen e azilantit, fëmija i të cilit u mbyt në kalimin e Kanalit 10 minutes ago
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met 14 minutes ago
Pa maskë: Xhirimet sekrete të BBC-së ekspozojnë kulturën e fshehur të mizogjinisë dhe racizmit brenda Policisë Metropolitane 17 minutes ago
Përgjigje ndaj kërcënimit rus, BE drejt ndërtimit të “Murit kundër Dronëve”, por çfarë është saktësisht kjo mbrojtje? 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Harta e zjarreve në Shqipëri

albnews by albnews
17 August, 2021
in Albania
0
Harta e zjarreve në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situata nga zjarret po agravohet sërish, pasi disa prej vatrave aktive rrezikojnë edhe banesat në zona të caktuara. Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e fundit thekson se në terren ndodhen forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të ndihmuar nga dy helikopterë për të shuar flakët.

Në Thirrë (Fan) vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe. Në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. “Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë.

RelatedPosts

Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi është terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat” thuhet në njoftim. Vatra zjarri ka edhe në disa zona të tjera, por sipas ministrisë, pa rrezik për banesat.

Qarku Shkodër:
1.Mali i Tërbunit, bashkia Pukë.
Vazhdon te jete aktive ne pjesen veriore dhe ne pjesen lindore ne Fushe Kumulli. Në terren janë angazhuar: 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era. Nuk paraqitet rrezik për banesat.Reklamë

2.Fshati Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Në terren janë angazhuar: 40 forca ushtarake te FA dhe 40 forca te bashkisë. Problem vazhdon te jete pjesa lindore e vatrës qe po avancon drejt kurorës se Fshatit Dardhe dhe Sakatit. Është e pamundur ndërhyrja nga toka. Si pasojë është përshkuar një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore.

3.Midis fshatrave Lodërtune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Në terren janë angazhuar: 60 forca te bashkisë po punojnë ne të dy zonat për te mbajtur ne kontroll situatën. Zjarri është favorizuar nga era dhe forcat po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

4.Fshati Drisht, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, zjarri ka perfshire një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Mbi 30 forca po punojnë pët shuarjen e zjarrit.

Qarku Lezhë:
1-Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.

2-Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë, 25 forca ushtarake, rreth 20 forca nga autoritetet lokale si dhe vullnetarë. Ka vijuar ndërhyrja nga ajri me helikopterin çek dhe zjarri eshte drejt shuarjes përfundimtare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 33.5 ha me shkurre dhe pemë.

3-Në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshire një sipërfaqe pylli dhe shkurre të dendura. Po punohet per shuarjen e zjarrit. Zona është e banuar dhe zjarri mund të jetë rrezik për banorët. Pranë banesave është dislokuar një mjet zjarrfikës.

Qarku Kukës:
1-“Maja e Rrunës”, ka zbritur zjarri me poshtë në vendin e quajtur Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Zjarr në sipërfaqe pishë dhe ah. Zjarri është favorizuar nga era dhe helikopteri holandez ka punuar për shuarjen e tij, nderkohe qe ne terren janë angazhuar 35 trupa nga FA dhe autoritetet lokale.

2-Rreth orës 15:05, në fshatin Dragobi, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë, zjarri ka perfshire një zonë pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

3-Rreth orës 15:16, në afërsi të fshatit Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Dibër:
1-Kaçni, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre. Zjarri vazhdon me intensitet mesatar. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Vlorë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 11:15, në fshatin Kallarat, njësia administrative Hor Vranisht, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Është drejt shuarjes.

Qarku Korçë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, zjarri ne vreshtë ne Leskovik, ne pronësi te Shtetasit A. G. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Durrës:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:10, në fshatin Maskuri, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 3 mjete dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.

Qarku Elbasan:
1.Më datë 17.08.2021, ora 17:00, në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi ështe terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:45, në fshatin Fatishe, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Gjirokastër:
1.Më datë 17.08.2021, ora 19:00, në fshatin Lab Maralloz, njësia adminitrative Lopës, bashkia Tepelenë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Të drejtat e azilit me biletë të artë do të marrin fund’ dhe ‘Ktheni paratë, z. Mone’

2 October, 2025
Ndihmë dhe foshnjë e porsalindur për familjen e azilantit, fëmija i të cilit u mbyt në kalimin e Kanalit

Ndihmë dhe foshnjë e porsalindur për familjen e azilantit, fëmija i të cilit u mbyt në kalimin e Kanalit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

2 October, 2025
Pa maskë: Xhirimet sekrete të BBC-së ekspozojnë kulturën e fshehur të mizogjinisë dhe racizmit brenda Policisë Metropolitane

Pa maskë: Xhirimet sekrete të BBC-së ekspozojnë kulturën e fshehur të mizogjinisë dhe racizmit brenda Policisë Metropolitane

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result