Një gjykatë zvicerane ka dënuar me 17 vjet heqje lirie 4 antarë të një familje miliardere. Bëhet fjalë për një ndër familjet më të pasura në Indi dhe në Britaninë e Madhe. Sipas mediave ndërkombëtare, kryefamiljari Prakash Hinduja dhe gruaja e tij Kamal u dënuan me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa djali i tyre Ajay dhe nusja Namrata u dënuan me 4 vjet.
Manjati me origjinë indiane, Prakash Hinduja dhe gruaja e tij, Kamal, së bashku me djalin e tyre, Ajay dhe gruan e tij, Namrata, megjithatë, një gjykatë zvicerane i liroi nga akuzat më të rënda për trafikim njerëzor të lidhur me shërbëtorët e tyre.
Gjykata vendosi që shërbëtorët, të cilët ishin kryesisht indianë analfabetë dhe punonin në vilën e tyre buzë liqenit në Gjenevë, e dinin se çfarë po bënin. Katër anëtarët e familjes u dënuan me nga katër deri në katër vjet e gjysmë burg.
Avokatët që përfaqësojnë të pandehurit thanë se do të apelonin vendimin, raporton skyneës.
Në mbrojtjen e tyre, ekipi ligjor i familjes Hinduja deklaroi se stafi u trajtua me respekt dhe iu dha strehim.
Të katër ata u akuzuan për sekuestrimin e pasaportave të punëtorëve, duke i paguar në rupi – jo në franga zvicerane – duke i ndaluar ata të largoheshin nga vila dhe i detyronin të punonin me orë të gjata për një shumë të vogël në Zvicër, ndër të tjera.
Ndryshe, familja Hinduja kontrollon konglomeratin shumëkombësh Hinduja me biznese që ndryshojnë nga kamionët dhe lubrifikantët deri tek bankat dhe televizionet kabllore.
Vëllai i Prakash Hinduja, Gopichand, mori detyrën si kryetar pasi vëllai më i madh Srichand vdiq në muajin maj të vitit 2023.
Familja, e udhëhequr nga Gopi, kryesoi listën e të pasurve të Sunday Times 2024 me një pasuri të kombinuar prej rreth 44 miliardë eurove.