Hasa: Lleshaj u ndryshoi prindërve vendbanimin pa kërkesën e tyre, SPAK të mos hesht

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- deputeti i PD-së, Endri Hasa deklaroi sot se qeveria u ndryshoi prindërve vendbanimin pa kërkesën e tyre dhe kërkon nga SPAK të mos hesht por të nis hetimin.

Në reagimin e tij, Hasa shprehet se qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

“Kjo ndodh, sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre. Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore. Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët. Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme. Prindërve të mijë i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre. Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin”, theksoi Hasa.

Po ashtu Hasa thekson se “SPAK duhet ti kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit. Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë”.

Share This Article