Hasanbeg, protestë në orë policore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në orët e vona të mbrëmjes, policia ka arrestuar tre persona në Hasanbeg të Shkupit, dhe si pasojë e kësaj banorët janë tubuar në lagje duke shprehur revoltën për këtë aksion policor.

Sipas burimeve jozyrtare, policia ka arrestuar tre persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore, duke ndërhyrë brenda oborrit të tyre, dhe pastaj e gjithë kjo situatë ka bërë që banorët të dalin dhe të shprehin revoltën.

Kujtojmë që në Maqedoni ora policore fillon nga ora 16:00 deri në ora 05:00.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga MPB se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Share This Article