Hasani: Privilegj t’i shërbej vendit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë të martën (12 shtator) detyrën menjëherë pas betimit në presidencë.

“Privilegj t’i shërbej vendit tim si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme! Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama, Qeverisë dhe Kuvendit për besimin,” shkroi zoti Hasani në një postim në rrjetet sociale, ndërsa u prezantua tek kolegët nga zv.kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.

Zoti Hasani falënderoi ish-ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, për punën “e shkëlqyer në shërbimin e jashtëm diplomatik shqiptar”.

“Falënderim për miken time Olta Xhaçka për punën e shkëlqyer në shërbimin e jashtëm. Bashkë do të vazhdojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE, forcimin e pasaportës, barazinë gjinore, sjelljen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare,” theksoi zoti Hasani. 

Igli Hasani vjen nga bota e diplomacisë. Ai ka qenë koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së, pozicion më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Më parë zoti Hasani ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë. Ai drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Share This Article