Avokati Naim Hasani deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kryeministri britanik Rishi Sunak e ka cilësuar Shqipërinë një vend të sigurtë, demokratik dhe me prosperitet dhe për rrjedhojë ka njoftuar se Britania e Madhe nuk duhet të pranojë asnjë kërkesë për azil.
I ndalur tek protestat e infermierëve, Hasani tha se ata kërkojnë indeksimin e pagave në nivelin e inflacionit pasi jetesa është bërë e pamundur dhe se qeveria po përgatit ushtrinë që në raste të caktuara të marrë detyrat e stafit që do protestojë.
Në këto momente kryeministri Sunak ka dalë në deklaratë dhe e dizejnoi Shqipërisë si një vend i sigurtë, dhe se kërkesat për azil nuk duhet të pranohen.
Sa i përket situatës me infermierët, për të parën herë infermierët shkojnë në protestë, jo vetëm ata po gjithë stafi si ambulancat, stafet jo esenciale të operacioneve dhe disa grupe të mjekësisë që janë në grevë. Është tentuar të arrihet një marrëveshje, por duke parë gjendjen e inflacionit ka qenë e pamundur. Të gjithë punonjësit kërkojnë një rritje të pagave në nivelin e inflacionit, ata kërkojnë indeksim me nivelin e inflacionit dhe përmirësim të kushteve për infermierët dhe stafin. Ata kërkojnë dhe shkurtim të orevë të punës në 36 orë. Mjaft infermierë nuk mund ta përballojnë jetesën dhe shkojnë në shoqata bamirëse për ushqim. Britania po përballet me një valë të madhe të mosbindjes së sindikatës.
Edhe sindikata e punëtorëve të transportit ka paralizuar sektorin hekurudhor të Britanisë. Qeveria ka dashur të negociojë po s’duan të hapin rrugën për çdo lloj sindikate pasi do të kishte pasoja për qeverinë. Qeveria nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me asnjë sindikatë dhe ka njoftuar stërvitjen e forcave ushtarake të ushtrisë për vendet bosh që do lënë bosh infermierët. Është hera e parë që infermierët shkojnë në një grevë të tillë.
Sunak në këtë moment po mban fjalimin duke shpallur një politikë të re që ka të bëjë me ndalimin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet kanalit të La manshit. 13 mijë kalime kanë qenë nga qytetarë të Shqipërisë. Ai theksoi se ka biseduar me kryeministrin Rama dhe ishin dakordësuar se shqiptarët nuk mund të marrin azil. Qeveria e ka quajtur Shqipërinë vend demokratik dhe me prosperitet si vend i BE-ku qytetarët s’kanë arsye për të kërkuar azil. Kjo masë ekstreme mund të përballet me beteja të larta ligjore. Nuk mendoj se çdo kërkesë për azil është e pavlefshme është ë papranueshme.