Hashim Thaçi zbret në aeroportin e Rinasit në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, njofton Ora.

Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje.

Thaci po ashtu ka shkruar një status në profimin e tij në Facebook.

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar ai.

Thaçi ka preferuar të kthehet përmes linjës Vjenë – Tiranë.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë propozuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Share This Article