Hashim Thaçit i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Speciale në Hagë e ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u mbrojtur në liri.

Gjyqtari francez Nicolas Guillou ka vendosur që Thaçi të vazhdojë qëndrimin në paraburgim, duke mos marrë parasysh garancinë e ofruar nga dy shtete të treta që ai të mbrohet në liri.

Një nga arsyet se pse ish-komandanti i UÇK-së nuk mund të mbrohet në liri, sipas Gjykatës Speciale, është fakti se mund të pengojë hetimet e mëtejshme të kësaj gjykate.

Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë më së largu deri të mërkurën e 31 gushtit.

Hashim Thaçi akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ai u arrestua nëntorin e vitit të kaluar. 

Share This Article