Hasi largohet nga klubi arab

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo ka njoftuar se klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli ka vendosur ta largojë Besnik Hasin dhe në vend të tij ta emëroj ish-trajnerin e Benficas, Jorge Jesus.

Siç ka njoftuar gazetari portugez në “Twitter”, Jesus ka pranuar të hyjë në negociata me klubin elitar të Arabisë Saudite.

“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasin. Prandaj i bënë një ofertë miliona dollarë Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari Merlo.

Nga klubi nuk ka ndonjë njoftim deri tash.

Hasi në Al-Ahli është prej vitit të kaluar, ndërsa në Arabi ka punuar edhe te Al-Readi. Ka qenë më herët edhe trajner te Olympiacosi, Legia e Varshavës dhe Anderlechti.

Share This Article