Hasin e duan të gjithë, trajneri nga Gjakova po bën mrekulli në Belgjikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në këtë vend u kthye nëntorin e kaluar. Besnik Hasi ka kujtime shumë të bukura nga Belgjika, ku ka dalë kampion si lojtar e si trajner, ndërsa po e vazhdon këtë sezon në stolin e KV Mechelen, teksa pasi e mori ekipin në vendet e fundit, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare nisi sukseset dhe tani pranë fundit të sezonit pretendon për një vend në Evropë.

Mechelen mund të kualifikohet në Conference League. Vetëm në 2024, Hasi ka 10 fitore në 13 ndeshje, ndërsa ka provuar vetëm një humbje. Natyrisht, puna e shqiptarit nga Gjakova nuk ka kaluar pa rënë në sy.

Skuadra e Mechelen ka nisur prej 3 javësh bisedimet për rinovimin e kontratës, e besohet se tekniku do ta ketë përparësi të vazhdojë një punë të nisur vetëm para pak muajve. Gjithsesi, në Belgjikë ka edhe klube të tjerë të interesuar për të.

Këta, sipas mediave belge, janë Gent, Genk dhe Antwerp, që vjet u shpall kampion. Kujtojmë se Hasi fitoi titullin në stolin e Anderlecht në 2014, e po ashtu Superkupën e Belgjikës, ndërsa si lojtar  ka dalë 4 herë kampion me Genk e Anderlecht, si dhe ka fituar kupën e Superkupën. /i.m /abcnews.al

Share This Article